Tragjedi në Shkodër! Po bënte video për Tik-Tok, 10-vjeçari vetëvaret aksidentalisht e ndërron jetë

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin e Shkodrës. Një i mitur në njësinë Guri I Zi, teksa po tentonte të bënte video në Tik Tok sikur po vetëvritej, në mënyrë aksidentale ka vrarë veten.

Viktima është një 10-vjeçar me inicialet N.Y I cili ka nisur një video me shaka për rrjetet sociale dhe ka përfunduar në tragjedi.

Sipas burimeve i mituri ndodhej i vetëm në atë moment kur po tentonte të realizonte këtë video dhe papritur diçka nuk ka shkuar mirë për të duke bërë që të humb jetën në vetëm pak minuta.

Kanë qenë familjarët ata që e kanë gjetur të vetëvarur 10-vjeçarin i cili ishte nxënës i shkollës “Atë Gjon Karma” në njësinë Guri i Zi.

Menjëherë familjarët janë munduar t’i japin ndihmën e parë, por ka qenë e pamundur pasi fëmija kishte humbur jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur edhe forca të shumta policie dhe pas këqyrjes së vendit të ngjarjes nga hetimet paraprake rezulton se 10 vjeçari ka dashur të bëjë një video në Tik Tok sikur po vetëvritej por mjeti ku ai kishte hipur ka lëvizur dhe në këtë mënyrë ka mbetur i varur në pamundësi për të gjetur një rrugë shpëtimi. /albeu.com/

 

 


Shtuar 6.05.2021 16:32