MAQEDONI/ 7 viktima dhe 163 raste të reja me Covid-19

Rastet e reja të të infektuarve dalin pas testimit të 1721 mostrave.

Rastet e reja janë regjistruar në Shkup 33, Kumanovë 17, Dibër 3, Shtip 5, Prilep 7, Tetovë 13, Strugë 3, Veles 6, Manastir 4, Ohër 2, Kavadar 5, Gostivar 8, Gjevgjeli 3, Strumicë 18, Kriva Pallankë 2, Radovish 2, Koçani 11, Probistip 1, Demir Hisar 1, Makedonski Brod 2, Valandovë 2, Vinicë 2, Delçevë 7, Shën Nikollë 1, Kërçovë 3, Resnjë 2.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve ka regjistruar 132 pacientë të shëruar.

Sipas të dhënave të fundit, numri i personave të vdekur me sëmundjen Covid-19 ka arritur në 668.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë me Covid-19 janë diagnostikuar gjithsej 16088 persona.

Prej tyre, 13550 pacientë janë shëruar.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 1870.


Shtuar 16.09.2020 14:22