Ndërkohë që zgjedhjet janë mbyllur dhe fituesi është konfirmuar, opozita vazhdon të këmbëngul se zgjedhjet janë vjedhur nga PS dhe eksponentë të lidhur me krimin.
Në një status në profilin e tij në Facebook, Berisha shkruan se në qytetin e Lezhës, Samuel Ndoka, djali i Sandër Ndokës dhe njëkohësisht nipi i ish-deputetit Arben Ndoka bashkë me një tjetër person që quhet Eni Vokrri, i ardhur nga Belgjika, kanë qenë sponsorët e fushatës së PS-së.
Berisha shton se makina e Vokrrit ka marrë kuti votimi nga Shëngjini dhe i ka dërguar në Lezhë, ndërsa në këmbim i është premtuar që të mbjellë kanabis.
Denoncimi i plotë:
I premtojnë Kashnjeti për droge. Vjen nga Belgjika dhe transporton kutitë e votimit. sb
Ja grupi i strukturuar i votave per qytetin e Lezhes Samuel Ndoka djali i Sander Ndokes dhe nipi i Arbenit ish deputetit ndersa ky tjetri quhet Eni Vokrri i ardhur nga Belgjika sponsori kryesor nga ana financiare dhe presion ndaj njerzve per kandidatin nr 2 ne listen e PS Eduart Ndreces.
Makina e Eni Vokrrit ka marr kutiat e votimit nga Shengjini dhe i ka dergu ne Lezh sepse ket te fundit e ka sjedh ish deputeti Arben Ndoka nga Belgjika per me punu per partin Socialiste sepse i kan premtu me mbjedh kashnjetin me hashash per hesap e vet.