Bie Instagram dhe Facebook, miliona përdorues nuk mund të kyçen në rrjetet sociale

Instagram dhe Facebook kanë rënë këtë të enjte mbrëma.

Miliona përdorues në të gjithë globin kanë vështirësi të kyçen në platformat gjigande online.

Përdoruesit thonë se ata nuk mund të rifreskojnë lajmet dhe disa të të tjerë nuk mund të hyjnë fare në aplikacione.

Nëse burimet tuaja në Instagram dhe Facebook nuk janë freskuar, ju nuk jeni të vetmit.

Platformat e mediave sociale janë duke përjetuar një ndërprerje në të gjithë botën që kanë goditur mijëra përdorues në SHBA, Evropë, Amerikën e Jugut dhe pjesë të Kanadasë.

Ndërprerja duket se ka filluar të enjten pasdite dhe po ndikon në furnizimin me lajme, si dhe hyrjet në rrjetet sociale për disa përdorues të cilët kanë një “ndërprerje totale”.


Shtuar 17.09.2020 19:05