Përgjimet, komisioni parlamentar kërkon raport
Komisioni Parlamentar ka kërkuar për mbikëqyrjen e punës së Drejtorisë së Sigurimit dhe Kundërzbulimit si dhe Agjencinë e Kundërzbulimit, raporte për të përgjimet e kryera.

Kryetari i këtij komisioni nga radhët e LSDM-së, Goran Minpçev informoi anëtarët e komisionit se do të dërgojë kërkesë pranë dy institucioneve të shërbimit sekret që të përgatisë dhe të dërgojë pranë këtij komisioni raporte për përgjimet e kryera, me qëllim që Komisioni të ketë mbikëqyrje më efikase ndaj punës së tyre.

Në kërkesën drejtuar DSK-së dhe AK-së kërkohet që të dërgohen të dhëna për ndjekjen e komunikimeve dhe zbatimin e masave të posaçme hetimore në vitin 2010, pasi që në adresë të institucionit legjislativ nuk ka mbërritur një raport i tillë.

Komisioni parlamentar kërkon nga DSK të dhëna për komunikimet, masat e posaçme hetimore, ndjekjen dhe xhirimin e telefonatave dhe forma të tjera audiovizuele, qasje dhe verifikimet e sistemeve kompjuterike dhe të dhëna të tjera.
Shtuar më 18/07/2011, ora 17:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori