Drejtori sportiv akuzon ish-pronarët kinezë për borxhet: Ishim aq keq, sa pranuam përjashtimin nga Europa

Pas largimit të Silvio Berlusconit, mendohej se kinezët do të ishin shpëtimi i Milanit.

Megjithatë Yonghong Li e mbajti klubin kuqezi vetëm për 1 vit, duke e patur të pamundur të kishte në kontroll borxhin financiar.

Në një intervistë për “The Athletic”, drejtuesi sportiv i Milanit, Ivan Gazidis foli për problemet financiare në të cilën ndodhej Milani në periudhën kur fondi Elliott bleu klubin, pasi Yonghong Li nuk respektoi afatin e shlyerjes së borxhit që kishte marrë pikërisht te fondi amerikan.

“Pozicioni financiar ishte i tillë që në fund të fundit duhet të pranonim përjashtimin nga Evropa. Të gjitha paratë që po humbnim ishin kryesisht të lidhura me pagat e lojtarëve dhe tarifat e transferimit, të cilat ishin shumë të larta dhe nuk reflektonin në performancën e ekipit”, u shpreh Gazidis.


Shtuar 23.09.2020 17:15