DETAJET/ Plas arma në familjen tiranase: Një burrë vret kunatën për çështje morali

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë.

Në Bathore, dyshohet se ka ndodhur një vrasje brenda familjes.

Sipas informacioneve të para, mësohet se një burrë ka vrarë kunatën e tij.

Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për çështje morali, motiv ende i pakonfirmuar zyrtarisht.

Ende nuk janë të qarta rrethanat apo detajet e krimit të rëndë.

Njoftimi zyrtar:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.09.2020, rreth orës 17:40, në Bathore, në rrugën “Apollonia”, pas një konflikti të çastit, për motive ende të paqarta dyshohet se shtetasi A.T., ka vrarë me armë zjarri kunatën e tij, shtetasen J.H.

Menjëherë forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën ku vijon krehjen e zonës për kapjen e autorit.

Gjithashtu është ngritur Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 15.09.2020 17:09