Krah emrave më të njohur të kinematografisë botërore, aktori shqiptari na bën krenarë (VIDEO)

Aktori i njohur shqiptar, por me famë ndërkomëbëtare, Blerim Destani ka njfotuar me postimin e fundit në rrjetet sociale projektin e fundit kinematografik në të cilin ka marrë pjesë.

“Shikojeni trajlerin e filmit tim më të fundit ‘Traileri i kthyer”. Yjet e filmit janë aktorët Robert DeNiro, Morgan Freeman dhe Tommy Lee Jones. Ishte një nder të aktroje krah këtyre zotërinjve. Linku në bio”, ka shkruar Blerimi krah postimit të tij më të fundit.

Pas këtij momenti nuk kanë munguar dhe urimet e ndryshme të ndjekësve të Destanit.

Me siguri ky projekt i ka bërë krenarë shumë shqiptarë të cilët kanë pjesë të një produksioni kaq të madh një aktor me origjinë shqiptare. Kujtojmë se Destani është shkëputur prej vitesh nga Shqipëria, duke ndjekur jashtë saj karrierën e suksesshmë si aktor dhe duke marrë pjesë në projekte të ndryshme.


Shtuar 9.09.2020 06:48