Të gjithë kokën nga Irina Shayk, modelja tërheq vënmendjen me daljen e fundit (FOTO LAJM)

Një foto e vetme e modeles Irina Shayk ka bërë sërish që ndjekësit të kthejnë kokën nga 34-vjeçarja.

Ajo është shfaqur në rrugët e Neë York e veshur me një fustan në ngjyrë blu dhe kambalet në ngjyrë të zezë. Shayk e ka kombinuar ‘look-un’ me një çantë të vogël në ngjyrë bezhë dhe syzet në ngjyrë të zezë.

Si çdo herë tjetër Irina është shfaqur mjaft elegante me seriozitetin që e karakterizon. Ndërkohë që Shayk ka vazhduar angazhimet në Neë York, vajza 3-vjeçare Lea De Seine vazhdon karantinën me babain e saj, Bradley Cooper.

Kujtojmë se dyshja i dha fund lidhjes së tyre disa muaj më parë, megjithatë vazhdojnë të ruajnë një raport normal për hir të vajzës së tyre. Secili prej tyre është komentuar për lidhje të ndryshme dashurie, megjithatë vetë Irina dhe Bradley nuk kanë konfirmuar asnjë detaj.


Shtuar 7.09.2020 08:02