As Zinedin Zidane nuk e di se kur Hazard do të kthehet në fushë

Zinedine Zidane nuk e di akoma se kur mund të kalkulojë në Eden Hazard.

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, nuk i ka të gjithë lojtarët në dispozicion për fillimin e sezonit në La Liga.

Një nga emrat që merr vëmendjen më të madhe si mungesë është ai i belgut Eden Hazard, për të cilin nuk ka datë të caktuar rikthimi.

“Nuk mund t’iu them se kur ai do të rikthehet, por ai është më mirë”, ka thënë Zidane.

“Gjëja e rëndësishme është se si ndihen lojtarët. Ne kemi kohë të përgatitemi për sezonin. Gjëja e vetme që ai duhet të bëjë është të jetë 100%”, shtoi Zizou.

Real Madrid luan kundër Real Sociedad, në ‘San Sebastian’, në atë që për ‘Los Blancos’ do të jetë ndeshja e parë e sezonit të ri në La Liga.


Shtuar 19.09.2020 17:39