EULEX liron të arrestuarit e “Gazimestanit”
Prokurori i EULEX-it, i cili ka udhëhequr procedurën hetimore në rastin e “Gazimestanit”, ka vendosur të ndërpresë hetimet ndaj të dyshuarve, për shkak të mungesës së provave.

Sipas një deklarate për shtyp, nga misioni Evropian, prokurori ka kërkuar nga gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Komunale në Prishtinë, që të lirojë të arrestuarit nga paraburgimi.

Në deklaratë thuhet se pala e dëmtuar, ka 8 ditë kohë për të vendosur nëse dëshiron të parashtrojë ankesë ndaj vendimit.

Policia e Kosovës, më parë ka arrestuar pesë persona, ndërsa të njëjtët persona, pas përfundimit të manifestimit për 622-vjetorin e Betejës së Kosovës, kanë sulmuar me gurë zyrtarët e policisë.

Shtuar më 13/07/2011, ora 19:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori