Pse duhet t’u jepni fëmijëve boronica

Boronicat shpesh njihen si fruti i rinisë. Njihen gjithashtu dhe si mbrojtës i shëndetit tonë dhe kjo jo më kot.

Boronicat kanë veti anti-plakje dhe mbrojtëse, duke mbrojtur trupin nga sëmundje të ndryshme.

Sipas hulumtimit të botuar në Revistën Europiane të të Ushqyerit, boronicat ndihmojnë në rritjen e kujtesës dhe përqendrimit te fëmijët, informon abcnews.al.

Më konkretisht, studimi, i cili zgjati tre javë, përfshiu 21 fëmijë të moshës 7-10 vjeç, të cilëve iu dhanë 3 pije që përmbajnë sasi të ndryshme të boronicës. Në një pije kishte një dozë të madhe prej 30 gramësh, në të dytën një dozë të vogël prej 15 gramësh, ndërsa në të tretën nuk kishte fare sasi.

Pas konsumimit të pijeve, fëmijëve iu dhanë disa teste njohëse për të vlerësuar nivelin e përqendrimit dhe kujtesës. Kur ata kishin konsumuar sasi të madhe, treguan performancën më të mirë, ndërsa proporcionalisht, kur konsumuan pije që nuk përmbante boronicë, ata treguan të kundërtën.

Substancat që luajnë një rol të rëndësishëm në përqendrim, por edhe në kujtesë, quhen antocianina. Shkencëtarët thanë se ishin të vetëdijshëm për lidhjen me trurin e të rriturve, por pas këtij hulumtimi, duket se ato kanë të njëjtin efekt në trurin e fëmijëve./albeu.com


Shtuar 7.05.2021 11:18