Tahiri publikon fotot dhe denoncon: Ata që heshtin dhe ata që kanë për detyrë të reagojnë

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka postuar ditën e sotme në profilin e tij në rrjetin social Facebook, disa fotografi të një drejtuesi automjeti, pas makinës të së cilit duket i lidhur një qen ndërkohë që mjeti është në lëvizje.

Tahiri e ka quajtur si neveritëse pamjen e drejtuesit të automjetit i cili me veprimin e tij, ka vrarë qenin e lidhur pas makinës.

“E trishtë dhe neveritëse! Kafsha është ai ne timon, ata qe heshtin dhe ata qe kane per detyre te reagojnë e nuk e kane bere!”, thekson Tahiri.

Ish-ministri i Brendshëm kur ishte në detyrë propozoi disa amendamentet ligjore për të dënuar dhunën ndaj kafshëve, por nisma mbeti në sirtarët e Kuvendit, pasi ai largua nga politika aktive. /albeu.com/


Shtuar 15.09.2020 11:33