Qeveria heziton të luftojë mafian
Prishtina
Qeveria e Kosovës nuk po gjen vullnet politik për të mbështetur ligjin anti-mafia.
Përmes këtij ligji do të krijoheshin mekanizma për konfiskimin e pasurisë për të gjithë ata zyrtarë që janë bërë milionerë brenda një nate.

Vonesat për hartimin e këtij ligji thuhet se po prolongohen qëllimisht nga frika se disa zyrtarë qeveritarë, por edhe komunalë, mund të ndëshkohen nga zbatimi i këtij ligji, shkruan Zëri.

Kosova, ka mbetur i vetmi vend në rajon që vazhdon të përballet me një problem parësor për konfiskimin e pasurisë së fituar në mënyrë të paligjshme, për shkak të mungesës se një ligji themelor që do t’i detyronte autoritetet ta konfiskojnë pasurinë e fituar në “të zezë”. /albeu.com/
Shtuar më 07/07/2011, ora 09:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori