Kalimi i Suarez te Juventusi nuk do të jetë i lehtë, uruguajani do duhet të japë provim

Luis Suarez duhet të presë për mundësinë e transferimit në Juventus.

Juventus nuk e ka të lehtë transferimin e sulmuesit Luis Suarez nga Barcelona.

Reprezentuesi uruguaian do të largohet nga klubi katalan pasi nuk konsiderohet si futbollist i nevojshëm në projektin e trajnerit të ri, Ronald Koeman.

Mirëpo, përkundër marrëveshjes së tij me Juventusin ekzistojnë pengesa për finalizimin e transferimit të tij në Torino, transmeton lajmi.net.

“Suarez duhet të presë deri javën e ardhshme për t’ju nënshtruar provimit të gjuhës”, deklaroi Gianluca di Marzio nga Sky Sport Italia.

“Nëse nuk pajisjet me pasaportë komunitare, nuk mund të regjistrohet si uruguaian në Juventus sepse i ka të zëna pozitat e futbollistëve jo evropian. Për këtë arsye, Juventus e mban të hapur opsionin tjetër: Edin Dzeko”, shtoi ai.


Shtuar 9.09.2020 09:59