Një ditë pasi që tha se Presidenca e Kuvendi veç i kishin “konkluzionet” e marrëveshjeve të arritura në
Bruksel, kryeministri
Hashim Thaçi ka shkuar sot në Presidencë për t’ia dorëzuar ato personalisht
presidentes Atifete Jahjaga.
“Gjatë këtij takimi kryeministri
Hashim Thaçi ia dorëzoi
Presidentes Jahjaga konkluzat e të dërguarit të BE-së, Robert Cooper, për pajtueshmërinë e arritur gjatë procesit të dialogut ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, të zhvilluar në
Bruksel.”, thuhet në një njoftim të Presidencës. Njoftohet gjithashtu se në takim është “biseduar për gjendjen aktuale politike, për koordinimin e veprimeve, për vizitat jashtë shtetit, për bisedën telefonike ndërmjet Zëvendës Presidentit të SHBA-së, Joseph Biden dhe
Presidentes Atifete Jahjaga
Shtuar më 07/07/2011,
ora 15:00