Dhunohet dhe grabitet kambisti te rruga e Kavajës

Është dhunuar dhe grabitur nga dy persona një kambist te rruga e Kavajës.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, teksa dy persona ende të pa identifikuar kanë dhunuar dhe më pas i kanë marrë një shumë parash 55 vjeçarit.

Njoftimi

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 04.05.2021, rreth orës 09:05, në rrugën e “Kavajës” në kryqëzim me rrugën “Mihal Duri”, 2 persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta dhe më pas i kanë marrë një shumë parash shtetasit Q. Z., 55 vjeç, i cili po transportonte me motorr vlera monetare të një pike valute.

Autorët e dyshuar të ngjarjes në largim e sipër kanë braktisur motomjetin me të cilin po qarkullonin dhe janë larguar me këmbë nëpër rrugica.

Sherbimet e Policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje dhe po bëjnë kontrollin e zonës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 4.05.2021 10:17