Milani “piketon” zëvendësuesin e Donnarummas, vjen nga Franca

Pasi Begovic nuk ka pranuar të qëndroj në “San Siro”, Milani tashmë e ka gjetur portierin e dytë.

Rosonerët kanë arritur marrëveshje me gardianin e Lyonit, Ciprian Tatarusanu i cili do të jetë zëvendësues i Donnarummas.

34 vjeçari do të qëndroj si portier i dytë te skuadra e Piolit dhe do të nënshkruaj një kontratë tri vjeçare.

Rumuni ka luajtur edhe më parë në Serie A me fanellën e Fiorentinës.

Tatarusanu është edhe portier i Rumanisë nga viti 2010 ku ka mbi 70 paraqitje.


Shtuar 9.09.2020 10:42