ZYRTARE/ Sadiku transferohet në Turqi, firmos me Erzurumsporin

Armando Sadiku është zyrtarisht futbollist i Erzurumsporit në kampionatin turk.

Menjëherë pas përfundimit të grumbullimit me Shqipërinë (luajti titullar në humbjen me Lituaninë në “Air Albania”), sulmuesi kuqezi fluturoi drejt Turqisë për të firmosë kontratën, që do ta mbajë të lidhur me këtë klub për dy vitet e ardhshme.

Kujtojmë që Sadiku sezonin e fundit ishte pjesë e Malagas në LaLiga2 të Spanjës, ku u aktivizua në 36 ndeshje dhe shënoi 13 gola, në formë huazimi nga Levante.

Klubi që zotëronte kartonin e tij vendosi ta linte lojtar të lirë, kështu që 29-vjeçari nuk humbi kohë, duke u transferuar në Turqi.


Shtuar 8.09.2020 16:16