21-vjeçari kinez përpiqet të ndërtojë iPad-in e tij
Dëshira për të zotëruar një tabletë që mban logon e Apple është shumë e madhe midis konsumatorëve. Dëshmia vjen në formën e miliona iPad dhe iPad 2 që Apple ka shitur.

Në Kinë, Apple Stores (dyqanet e Apple) ofrojnë pajisje tabletë, por ato janë jashtë mundësive për shumë njerëz. Kjo ka bërë që një haker 21 vjeçar të ndërtojë iPad-in e tij.

Në vend që të siguronte para të mjaftueshme për të blerë një produkt zyrtar të Apple-it, ai vendosi të bashkonte disa pjesë të vjetra laptopi dhe një ekran me prekje për të krijuar "iPad 3" të tij.

Nuk është e qartë se çfarë pjesësh ka përdorur, por rezultati përfundimtar është një tabletë me një ekran me prekje, dhe më e rëndësishmja është se pajisja punon shumë mirë.

Kuptohet se pajisja që ai ka krijuar nuk është iPad 3, por është një përpjekje e shkëlqyer e një tablete të realizuar vetë (DIY). Koha e ndërtimit ka qënë dy javë, por ai e kishte kondensuar mirë në një video 20-minutëshe. /albeu.com/
Shtuar më 14/07/2011, ora 14:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori