YouTube nuk kenaq Google-in
Faqja kërkimore amerikane, Google, është e pakënaqur me fitimet që i realizon përmes sajtit të saj të video-materialeve, YouTube, i cili këtë vit duhet të arrijë vlerën e 200 milionë dollarëve, ka shkruar gazeta amerikane Wall Street Journal. |
Së shpejti kompjuterë me Windows 7
Sistemi operativ Windows 7 i gjigantit softuerik amerikan Microsoft, do të fillojë të instalohet në kompjuterët e ri të cilët do të gjenden në treg që gjatë këtij viti, ka bërë të ditur departamenti i prodhimit të sistemeve operative të kësaj kompanie. |
Google kompania me reputacionin më të mirë
Ekziston një rrymë e ekspertëve dhe analistëve të cilët pohojnë se Google sipas shumë gjërave është Microsofti i ri dhe se pikërisht kjo kompani do të dominojë botën e teknologjive informative gjatë dhjetë viteve të ardhshme, ashtu siç ka bërë Microsoft gjatë viteve të 90-ta. |
Gjysma e popullatës së botës posedon celularë
Sipas pohimeve të ITU, organ i OKB-se, i cili merret me teknologjitë komunikuese dhe informuese, numri i shfrytëzuesve të telefonave celularë në fund të vitit 2007 ka arritur shifrën prej 3.3 miliardësh. |
Microsoft dëshiron të blejë vetëm makinën e kërkimit nga Yahoo
Edhe pse Microsoft pak kohë më parë jozyrtarisht ka deklaruar se heq dorë nga blerja e Yahoo-së, megjithatë duket se kësaj sage ende nuk i ka ardhur fundi. Sipas informatave të fundit, Microsoft është i interesuar vetëm për blerjen e platformës së Yahoo-së për kërkim. |
CBS blen CNET-in për 1.8 miliardë dollarë
Gjiganti medial CBS ka blerë kompaninë e internetit CNET Networks për 1.8 miliardë dollarë në para të thata. CNET Networks, eshte pronare e disa faqeve jashtëzakonisht të famshme dhe domeneve me vlerë.
|
|
|