Bernard Berisha zgjohet me fanellën e Kosovës dhe nënën e sëmurë, postimi që i emocionoi të gjithë (FOTO LAJM)

“Golin ia dedikoj mamasë sime që është e sëmurë”, këto ishin fjalët e Bernard Berishës pas ndeshjes së mbrëmshme mes Kosovës dhe Greqisë e mbyllur me shifrat 1-2.

Ish-lojtari i Skënderbeut që tashmë luan me Ahmat Groznyn në Rusi, ishte më i kritikuari për shkak të mënyrës se si zgjodhi të festonte.

Sot, ai ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet në shtrat me fanellën e kombëtares kosovare, si dhe nënën e tij.

“Mirëmëngjes Kosovë! Mami të dua shumë”, shkruan ai duke emocionuar ndjekësit në rrjetet sociale, dhe duke dhënë mesazhin se ajo që ndodhi dje mbetet pjesë e së kaluarës.


Shtuar 7.09.2020 11:45