Dalin pamjet nga dasma: Aktorja e njohur turke i jep fund beqarisë (FOTO LAJM)

Aktorja turke Gozde Mutluer është kurorëzuar në martesë me partnerin e saj Kaan Karsan.

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë aktorja me postimet e saj në Instagram.

Gozde ka luajtur në seriale shumë të ndjekur nga shqptarët si “Lale Devri” apo “Mos u dorëzo”.

Në ditën e dasmës aktorja ndryshoi ngjyrën e flokëve dhe kishte zgjedhur një fustan shumë elegant.

“U martova me partnerin tim”-shkroi aktorja krah njërës foto.

Partneri i saj publikoi një foto të tyre dhe shkruajti:

“E dua shumë këtë vajzë dhe doja të bëhej gruaja ime”.

Gozde Mutluer është 28 vjeç. Ajo ka lindur në Izmit dhe ka nisur që herët të ishte pjesë e ekranit.


Shtuar 14.09.2020 06:37