Alarmante! Në 3 ditë shkollë, del pozitiv me COVID-19 një mësuese, një edukatore dhe një sanitare

Ndërkohë që kanë kaluar vetëm 3 ditë nga nisja e shkollës, situata në Delvinë nga COVID-19 është alarmante.

Mësohet se një edukatore, një mësuese dhe një sanitare e një kopshti në Delvinë janë testuar pozitivë me koronavirus.

Burimet bëjnë me dije se ka nisur hetimi epidemiologjik dhe janë izoluar të gjithë ata që kanë pasur kontakte me të infektuarat.

Po ashtu është bërë edhe dezinfektimi i mjediseve shkollore.


Shtuar 16.09.2020 15:45