Zyrtare: Morata është i Juventusit, klubi publikon detajet financiare (VIDEO)

Alvaro Morata është një futbollist i Juventusit.

Klubi italian ka zyrtarizuar sot transferimin e sulmuesit nga radhët e Atletiko Madrid, me të cilin ka gjetur edhe akordin për të kthyer përsëri në Itali spanjollin, i cili kishte bërë mjaft mire me fanellën bardhezi.

Juventusi bëri të ditur se ishte arritur me Atletiko Madrid marrveshja për të huazuar lojtarin për sezonin 2020/2021, kundrejt pagesës së 10 milionë eurove, ndërsa në fund të sezonit, Juventusi kishte të drejtën që të blinte përfundimisht kartonin e tij për 45 milionë euro, të cilat mund t’i paguante në tre sezonet në vijim.

Njëkohësisht, ekzistonte edhe opsioni që Juventusi të zgjaste edhe një vit huazimin e tij kundrejt vlerës së 10 milionë eurove, me blerjen përfundimtare të kartonit në vitin 2022 që do të regjistrohej për shumën e 35 miionë eurove.

Marrëveshje këto për të lehtësuar sa më shumë arkat e Juventusit, i cili po kalon një krizë financiare dhe ka parë se si është shtuar ndjeshëm edhe borxhi që ka ndaj bankave apo fondeve të kredive.


Shtuar 22.09.2020 21:58