E dini si do ta quajnë në shkollë Princeshën e bukur Charlotte?

Pas shumë muajve mësim online, edhe në Britani pritet që të hapen së shpejti shkollat.

Shkolla e Princeshës Charlotte dhe Princit George, Thomas’s Battersea, do të rihapet gjithashtu këtë javë.

Princesha Charlotte do të shkojë në klasën e parë dhe George do të shkojë në klasën e tretë. Edhe pse të gjithë i njohin dy vogëlushët si ‘Princi’ dhe ‘Princesha’, ata nuk do t’i thërrasin kështu në shkollë, por me terma mbretërorë nga shokët e tyre të klasës.

Mendohet se Princesha Charlotte do të përdorë titullin e prindërve të saj, ‘Cambridge’, si mbiemrin e saj në shkollë, bashkë me anëtarët e tjerë të familjes Mbretërore, përfshirë Princin George.

Kështu, princesha e vogël ka të ngjarë të njihet si Charlotte Cambridge nga shokët e saj të shkollës dhe George do të jetë George Cambridge.

Por veç mbiemrit të tyre të njohur, miqtë e George kanë një pseudonim tjetër për të. Një burim për “Vanity Fair”, tha se George njihet si “P.G.” në shkollë, Princi George – një mënyrë e shkurtër e titullit të tij zyrtar, George Alexander Louis – Lartësia e Tij Mbretërore Princi George i Kembrixhit.


Shtuar 11.09.2020 13:20