Ekzekutoi kunatën në sy të fëmijës, kapet Agron Tanushi

Policia ka mundur të arrestojë autorin e krimit të djeshëm, Agron Tanushin i cili vrau me armë zjarri Jetmira Hasanin.

Gjithashtu, është sekuestruar arma e zjarrit pushkë me të cilën autori kreu vrasjen.

Sipas njoftimit të policisë, Tanushi fshihej në një lagje në Lushnje.

Pas disa orë kërkimesh, para pak minutash 31 vjeçari, u vu në pranga nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnje dhe të DVP Tiranë që e kishin mbajtur të rrethuar zonën ku ishte lokalizuar vendndodhja e tij.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeve.


Shtuar 16.09.2020 11:44