Familjarët e Preng Gjinit bëjnë gati lëvizjen e radhës, pritet transferimi i tij

Preng Gjini ndaj të cilit u ngrit atentat me lëndë plasëse dy ditë më parë, ka thënë prerë se nuk do të flasë kurrë për mediat.

Familjarët po plotësojnë procedurat për transferimin e Gjinit në një spital privat në Tiranë, pasi 50-vjeçari ka nevojë për ndërhyrje të specializuar.

Nndërkohë, policia ka identifikuar tre makina të dyshuara afër vendit të shpërthimit, dy prej të cilave u identifikuan dhe u zbulua se nuk kishin lidhje me ngjarjen.

Ndërkohë që një mjet i tretë pa targa dyshohet së mund të jetë i autorëve. Policia ende asnjë të dhënë tjetër në lidhje me autorët që vendosën lëndën plasëse dhe realizuan shpërthimin me telekomandë.


Shtuar 18.09.2020 12:23