Bllokohet përfundimisht transferimi i Suarez te Juventus, Koeman kërkon ta mbajë

Luis Suarez do të vazhdoj të mbetet pjesë e Barcelonës së paku edhe për një vit.

Sulmuesi uruguaian ishte shumë afër kalimit te Juventusi, madje raportohej edhe për një marrëveshje të arritur mes dy skuadrave.

Besohej se Suarez do t’i bashkohej Juventusit për një shumë prej 17 milionë euro, por gjërat tan kanë ndryshuar.

33-vjeçari i ka ndryshuar mendjen Koemanit në stërvitjet që ka bërë nën urdhrat e trajnerit holandez.

Media spanjolle TV3 ka raportuar se Koeman i ka kërkuar Barcelonës t’i ndalin negociatat me Juventusin pasi dëshiron qëndrimin e Suarezit.

Suarez ka treguar formë të lartë në stërvitje gjë që e ka bindur trajnerin ta mbajë në klub.


Shtuar 10.09.2020 16:38