Më i ndjekur Klanifornia? Turjan Hysko ironizon Portokallinë: Frut i kalbur! (FOTO LAJM)

Tv Klan dhe Top Channel janë dy televizionet më të mëdha në vend, konkurenca mes të cilëve vëlon prej vitesh.

Pas krijimit të “Klanifornia”, program humori në Tv Klan, u konsideruar si një “kopje” e “Portokallisë”.

Pas zërave për largime dhe sherreve mes aktorëve të “Portokallisë”, producenti i “Klanifornia” Turjan Hysko i ka hedhur “benzinë zjarrit”.

Në një postim në InstaStory, ai përmendi fjalën “frut” duke lënë të nënkuptohet “Portokalli”.

“Cikël është e gjitha! Fruti çel, rritet, piqet, kalbet! Nuk është me inat kjo punë!”- shkroi Turi, i cili më vonë publikoi edhe statistikat e shikueshmërisë së “Klanifornias”. /albeu.com/


Shtuar 21.09.2020 18:54