Lady Gaga, vizitë në Japoni
Një turmë madhështore është mbledhur në aeroportin ndërkombëtar të Tokios, për të pritur mbërritjen e Lady Gaga.

Këngëtarja ka ardhur në Japoni për të marrë pjesë në spektaklin e organizuar nga MTV për Kryqin e Kuq japonez.

Stefania Germanota, emri i vërtetë i artistes amerikane, u ka treguar fansave aziatikë dhe mediave byrzylykun e saj të solidaritetit me shkrimin “Ne lutemi për Japoninë”.

Shfaqja e madhe për të ndihmuar vendin e shkatërruar nga tërmeti dhe tsunami i 11 marsit do të mbahet më 25 qershor. /tch/
Shtuar më 21/06/2011, ora 19:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori