PSG siguron fitoren e dytë në kampionat, mposht Nice (VIDEO)

Paris Saint Germain ka marrë fitoren e radhës në Ligue 1.

Skuadra e Thomas Tuchel, Paris Saint Germain, ka mposhtur Nice me rezultatin 0:3.

Në këtë ndeshje u rikthye të luajë edhe Kylian Mbappe, i cili edhe hapi serinë e golave, duke u treguar i saktë nga penalltia, në minutën e 38’ të takimit.

Pak para se skuadrat të shkonin në dhomat e zhveshjes për pauzën 15 minutëshe, Angel Di Maria shënoi për 0:2, për t’i dhënë më shumë qetësi skuadrës së tij.

Rezultatin final të takimit e vulosi Marquinhos, 25 minuta para fundit.

Me këtë fitore, PSG shkon në gjashtë pikë pas katër ndeshjeve, duke regjistruar 2 humbje dhe 2 fitore.

Nice mbetet po ashtu me gjashtë pikë, me rekord të njëjtë sikur PSG.


Shtuar 20.09.2020 13:26