Rikthehet frika në Itali, rritet numri i infektimeve me COVID-19

Sipas të dhënave zyrtare, të publikuara nga mediat italiane, gjatë 24 orëve të fundit, në shtetin fqinj janë konfirmuar 1.229 raste të reja, 221 më shumë se një ditë më parë.

Ndërsa, numri i viktimave ka shënuar një ulje në krahasim me ditën e djeshme. Sipas autoriteteve italiane, sot janë regjistruar 9 humbje jete nga virusi, 5 më pak se dje.

Nga fillimi i pandemisë Italia ka regjistruar rreth 290 mijë të infektuar dhe 35.633 viktima.


Shtuar 15.09.2020 16:31