Arritje historike me City-n, Guardiola: Me fat që nuk luajti Mbappe, s’mund të kërkoj më shumë në karrierë

Pep Guardiola po shijon momentin historik të karrierës së tij si trajner. Spanjolli ka siguruar finale e tretë të Champions League, dy prej të cilave i ka fituar kur drejtonte Barcelonën, të fundit një dekadë më parë. Në përfundim të sfidës ndaj PSG-së, që e eliminoi në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 4-1, Pep Deklaroi:

“Është një rezultat i pabesueshëm. Klubi ynë ka investuar shumë me para, por jo vetëm. Na mbështeti në kohërat e këqija, që ne të arrojmë finalen e parë të Ligës së Kampionëve, është e jashtëzakonshme. Ishim me fat që Mbappé nuk luajti, do të ishte vdekjeprurëse. Duhet ta përgëzoj Mahrez. Ne jemi në finale pasi mundëm një skuadër që eliminoi Barcelonën”.

Guardiola komentoi zgjedhjen taktike, diktuar edhe nga nevoja, për të mos vendosur një sulmues qendror:

“Unë nuk di si të shkoj në finale pa një qendërsulmues tipik në fushë … Ndoshta unë do të fus një sulmues në finale. Sidoqoftë, ne do të shijojmë këto javë, duke shpresuar të fitojmë Premier League për t’u përgatitur më mirë për finalen. Nuk mund të kërkoj më shumë nga karriera ime. Kam pasur fatin të drejtoj skuadra të pabesueshme me lojtarë jashtëtokësorë.”


Shtuar 5.05.2021 11:04