Zgjidhet misteri i kryqit gjigant në Angli
Një kryq gjigand është shfaqur në një pyll britanik më kufi me irlandën.

Simboli fetar i shtrirë në pyll në një hapësirë prej 100 metrash ka tërhequr vëmëndjen e pasagjerëve që udhëtojnë në këtë hapësirë gjeografike.

Mësohet se ky kryq është ideuar nga Liam Emmery. Ai ka qenë personi që ka mbjellë pemët shumë vite më parë. Por ai ka ndërruar jetë 6 vite më parë duke mos e parë veprën e tij të përfunduar, ndërsa bashkëshortja e tij e kishte harruar fare këtë projekt të burrit të saj.

“Nëse do të ishte këtu, ai do të ishte shumë krenar”, u shpreh ITV, gruaja e Liam Emmery, duke shtuar se ai kishte mbjellë dy pemë të ndryshme për t’i dhënë edhe formën perfekte kryqit të njohur Sëlltik./albeu.com/
Shtuar më 28/10/2016, ora 13:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori