Misteri i një kristali të verdhë, në trajtë
xhami, i
gjetur në shkretëtirën midis
Egjiptit dhe Libisë dhe që është përdorur për stoli në lashtësi, i ka munduar shkencëtarë për pothuajse 100 vite. Si shkoi atje ku nuk kishte asnjeri? Nga u krijua?
Përgjigjja duket se është
gjetur më në fund.
Xhami i përhapur nëpër shkretëtirë është formuar pas përplasjes së një asteroidi në atmosferën e tokës, ku është thërrmuar nga shpërthimi.
Xhami formohet në mënyrë të natyrshme kur materialet e shkrira ftohen aq shpejt sa molekulat nuk kanë kohë të vendosen në një strukturë të rregullt, transmeton tch.
Ky xham është
gjetur edhe në stolitë e lashta të
Egjiptit, të cilat kanë qenë të groposura te piramida e Tutankamunit.
Shkencëtarët kanë
gjetur gjurmë reiditi te kristalet, një material që krijohet vetëm kur shpërbëhen meteorët. Ata besojnë se pasi ka shpërthyer në ajër, nga fërkimi me atmosferën, temperatura e ftohtë ka bërë që materiali i shkrirë të kthehet menjëherë në xham e të përhapet nëpër shkretëtirë.
Shtuar më 19/05/2019,
ora 13:45