Pjesa më e madhe e të sapomartuarve
zgjedhin forma tradicionale për të shkuar nga kisha në festën e dasmës. Por teksa disa mund të shkojnë me kalë, me makina të vjetra, një çift ka vendosur të përdorë metronë e Londrës si një shërbim të besueshëm.
Eliot Maunder, 28 vjeç dhe Emily Drabek 25, u martuan në zyrën e Marylebone në Londër dhe më pas përmes metrosë shkuan në dasëm. Transporti i Londrës vendosi një karrocë të personalizuar për çiftin e lumtur nga Devon, dhe për 32 miqtë e tyre.
"Ne duam ti ndihmojmë të gjithë klientët tanë dhe jemi të kënaqur të çojmë çiftin e ri sa më shpejt në dasëm" tha shefi i shërbimit Hauard Collins.
Koha mesatare e udhëtimit me metro është vetëm nëntë minuta, ndërsa me makinë, në orën e pikut shkon më shumë se një orë. /albeu.com/
Shtuar më 12/04/2013,
ora 10:30