Liverpooli në “pole-position” për transferimin e Renato Sanches

Liverpooli është kthyer në favorit për të nënshkruar me mesfushorin portugez të Lille, Renato Sanches.

Arsenal dhe Barcelona raportohet se janë duke monitoruar situatën me Lille që është dakord të ndajë rrugët me lojtarin që ka më pak se 18 muaj të mbetur në kontratë.

Sipas El Nacional, Liverpool është në bisedime të avancauara për transferimin e 24-vjeçarit.

Barcelona raportohet se nuk ka para për të finalizuar nënshkrimin me portugezin, duke lejuar “Reds” të jenë favoriti kryesor.

Ndërkohë, Sanches këtë edicion ka bërë 13 paraqitje si titullar dhe tre si zëvendësues në të gjitha garat./albeu.com


Shtuar 18.01.2022 14:37