Këto 10 ushqime janë më pak të shëndetshme nga sa mendojmë ne

Shumë prej nesh kanë dëgjuar fakte në lidhje me disa ushqime, që ne besonim se ishin të vërteta, por më vonë zbuluam se ishin thjesht mite. Si për shembull, fakti që kufizimi i kalorive dhe ndjekja e një diete pa gluten mund të bëjë më shumë dëm, sesa mirë për shëndetin tuaj. Më poshtë po ju sjellim disa ushqime, që sipas shkencëtarëve, janë më shumë të dëmshme sesa të mira për shëndetin.

  1. Ushqime me pak kalori

Më shumë se 80% e njerëzve rifitojnë peshë sapo të heqin dorë nga dietat dhe shkencëtarët besojnë se ushqimet me kalori të ulët janë fajtoret. Nëse rregullisht merrni më pak kalori sesa trupi juaj ka nevojë, kjo bën që metabolizmi të ngadalësohet. Për shkak se këto dieta kanë pak proteina, kjo ndikon te indet tuaja muskulore. Në vend që të kufizoni kaloritë, ekspertët mjekësorë rekomandojnë të hani mjaftueshëm proteina dhe të bëni më shumë ushtrime.

  1. Çaji

Shumica prej nesh e dinë që kafeja e zezë mund t’i zverdhë dhëmbët, por edhe çaji mund të ndikojë në ngjyrën e smaltit. Për shkak se çaji përmban më shumë tanin se kafeja, mund t’i bëjnë dhëmbët me ngjyrë që mund të zgjasë për ca kohë. Pini direkt një gotë ujë, pasi pini çajin.

  1. Fruta të thata

Shumë njerëz i zëvendësojnë karamelet me fruta të thata, por kjo në fakt mund të jetë mjaft e rrezikshme për dhëmbët tuaj. Kompanitë shpesh përdorin ngjyrues artificialë ushqimi për t’i bërë frutat e thata më tërheqëse dhe këto mund t’i bëjnë me ngjyrë dhëmbët tuaj. Frutat e thata mund të zvogëlojnë sekretimin e pështymës në gojë. Pështyma ndihmon për të luftuar bakteret dhe kjo mund të shkaktojë më shumë probleme me shëndetin oral.

  1. Shurupi i agave

Shumë njerëz të ndërgjegjshëm për shëndetin përpiqen të shmangin sheqerin dhe në vend të tij përdorin ëmbëltues natyralë. Por nektari i agave është një shurup shumë i përpunuar dhe rrezikshmërisht i lartë në fruktozë. Kjo mund të dëmtojë mëlçinë sepse e kthen fruktozën në yndyrë.

  1. Ujë me limon

Për shkak të aciditetit të tij, limoni mund të përkeqësojë refluksin. Por ky aciditeti, që gjendet tek uji me limon, mund të dëmtoj edhe smaltin e dhëmbëve. Stomatologët rekomandojnë përdorimin e një pipe kashte kur pini ujë me limon dhe më pas shpëlani gojën.

  1. Proteina pluhur

Proteina është thelbësore për forcimin e muskujve e trupit dhe nxitja për të shtuar më shumë proteina në vaktet tuaja bazohet te marketingu. Nëse ndiqni një dietë të shëndetshme, ju merrni mjaftueshëm proteina nga vaktet tuaja. Por proteina në formën e suplementeve mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë. Mund të shkaktojë shqetësime me tretjen nëse jeni intolerantë ndaj laktozës dhe ka shumë pak hulumtime për efektet afatgjata të saj.

  1. Lëng jeshil

Lëngu jeshil ka qenë një trend shëndetësor për një kohë të gjatë, por nuk ka aq shumë përfitime shëndetësore sa frutat dhe perimet.

  1. Ushqime me pak karbohidrate

Ekspertët mjekësorë i nxisin njerëzit të shmangin dietat me karbohidrate të ulëta. Ulja e karbohidrateve mund t’ju ndihmojë të humbni peshë shpejt, por mosmarrja mjaftueshëm e karbohidrateve për një kohë të gjatë mund të çojë në sëmundje kardiovaskulare.

  1. Vaji i kokosit

Edhe pse vaji i kokosit ka shumë cilësi, është më mirë ta konsideroni atë një trajtim të rastit. Mund të rrisë nivelet e kolesterolit, por edhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

  1. Produkte pa gluten

Një dietë pa gluten është thelbësore për njerëzit që vuajnë nga sëmundja celiake, por kalimi në të vullnetarisht mund të dëmtojë shëndetin tuaj. Shumë ushqime të pjekura, pa gluten kanë shumë kalori dhe sheqer. Ka edhe shumë ushqime të shëndetshme me gluten që mund t’i japin trupit tuaj vlerat ushqimore që i duhen.


Shtuar 31.10.2022 22:27