Zbuloni sa orë gjumë ju duhen sipas moshës që keni
Ne jetojmë në një botë moderne, ku gjërat lëvizin shpejtë, koha fluturon dhe të gjithë kemi një lloj mënyre jetese të shpejtë.
Por, nuk do të thotë se jemi duke bërë jetë të shëndetshme.

Ndonjëherë nuk kemi kohë të mjaftueshme për të pushuar, për të gatuar ushqimin e duhur ose për të fjetur mjaftueshëm dhe të gjithë ne e dimë se gjumi është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të gjithë ne, transmeton lajmi.net

Është e vërtetë se askush nuk mund të jetë produktiv pa një gjumë të mirë gjatë natës. Kur flejmë – ne rimbushim bateritë tona.

Fjetja është gjë e rëndësishme për shëndetin tonë në përgjithësi. Është e rëndësishme për trupin tuaj, mendjen dhe çdo funksion vital të trupit.

Shumë njerëz kanë pyetur vazhdimisht se cila është kohëzgjatja e gjumit sipas moshës që ka njeriu, ndërsa më poshtë i keni të gjitha rekomandimet:

I porsalinduri (0 deri në 3 muaj): 14 deri në 17 orë.
Bebet (4 deri në 11 muaj): 12 deri në 15 orë
Fëmijët (1 deri 2 vjeç): 11 deri në 14 orë
Parashkollorët (3 deri në 5 vjeç): 10 deri në 13 orë
Mosha e shkollës (6 deri 13 vjeç): 9 deri në 11 orë
Adoleshentët (14 deri në 17 vjeç): 8 deri në 10 orë
Të rinjtë (18 deri në 25 vjeç): 7 deri në 9 orë
Të rriturit (26 deri 64 vjeç): 7 deri në 9 orë
Të moshuarit (mbi 65 vjeç): 7 deri në 8 orë.
Shtuar më 04/01/2018, ora 11:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori