Zbulohet substanca që vret qelizat e kancerit
Disa studiues kanë zbuluar se një kompleks proteinash i cili ndodhet në sipërfaqen e qelizave kancerogjene mund të përdoret për të shkatërruar qelizat e kancerit.

Disa studiues kanë zbuluar në sipërfaqen e limfomave një kompleks proteinash që dëmton qelizat kanceroze. Përdorimi i saktë i mekanizmit në sipërfaqen e qelizave të kancerit, çon në vdekjen e tyre. Nuk është ende e qartë se përse qelizat e kancerit e kanë lënë të hapur këtë "derë".

Megjithatë, studiuesit e Universitetit të Bonit dhe kolegët e tyre në kompaninë amerikane Caris Life Sciences kanë zbuluar çelësin e kësaj dere, të ashtuquajturin aptamer. I përdorur siç duhet, ai mund të shkatërrojë qelizat e kancerit.

Aptameret janë sekuenca të shkurtra të ADN-së që varen nga radhitja e njësive ndërtimore gjenetike (nukleotide) mund të kombinohen në forma të ndryshme. Günter Mayer, profesor i biologjisë kimike në Universitetin e Bonit dhe kolegët e tij kanë zbuluar pikërisht aptamerin e duhur.

Studiuesit duan të studiojnë tani se përse qelizat kanceroze mbajnë mbi sipërfaqen e tyre proteina që shkatërrojnë vetë qelizën. Për këtë ka disa teori. Mayer thotë se kjo mund të vijë nga fakti që proteinat përdoren për të komunikuar me qelizat e tjera dhe për të përhapur tumorin.

Derisa të qartësohet, se a mund të përdoren aptamerët edhe në terapinë e trajtimit të tumorit, hulumtuesit do të kenë shumë për të bërë.

"Deri tani ne i kemi testuar aptamerët vetëm në laborator.
Por ne duhet të testojmë tani se a kanë efekt këto fragmente DNA-je edhe mbi limfomat në trupa me jetë. Pra, në vitet e ardhshme ata do ta testojnë substancën te minjtë. Veç kësaj, duhet gjejnë edhe mënyrën e dhënies së medikamentit," Günter Mayer, profesor i biologjisë kimike. /albeu.com/
Shtuar më 31/03/2019, ora 17:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori