Zbulohet shpella në Gramsh, eksploruesit italianë japin detaje
GRAMSH- 420 metra nën nivelin e detit u eksplorua një nga shpellat më interesante në Kabash, në rrethin e Gramshit. Kjo shpellë është eksplorua një vit më parë, por u vizitua përsëri nga ekipi italian i eksploratorëve, të cilët duket se tashmë nuk vijnë vetëm për turizëm detar.

Ata bënë të mundur marrjen e disa kampioneve nga brendësia e grykës në mënyrë që të analizohen. I gjithë ekplorimi u bë me kujdes të madh, zbathur në mënyrë që të shmangej sa më shumë ndotja e zonave të paprekura. Sigurisht që ky gjest human është për t’u theksuar pasi tregon përkujdjesjen që të huajt kanë për këto pasuri natyrore.

"Ka përfunduar misioni i pestë i eksplorimit të shpellave në Shqipëri. Ky mision ishte planifikuar të realizohej nga data 1 deri në 8 prill",-kanë kominikuar grupi i ekploratorëve italianë.

Ekipi ka vizituar disa galeri të ngjashme përrreth Shqipërisë dhe së fundmi kanë ekploruar shpellën e Tabashit që rezulton rreth 2 km e thellë. Ata kanë marrë formacione gipsi të bardha që dëshmojnë se shpella është e formimit hipogjenik, i cili formohet nga prania e ujit sulfurik në kanionin që ndodhet aty pranë. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2019, ora 16:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori