A do të presë Shqipëria ukrainas? Ja çfarë thotë Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur menjëherë pas samitit të jashtëzakonshëm të NATO-s për Ukrainën. Rama tha se Shqipëria ka shprehur gatishmërinë për të pritur qytetarë nga Ukraina.

“Ne sot në samit kemi angazhuar dhe këtë e kanë bërë dhe vendet e tjera, jo si herën e parë për afganët e shkretë që i lanë rrugës, për të mikpritur dhe mirëpritur njerëzit, familjarët që largohen apo do të largohen nga Ukraina, gjë që për ne është e natyrshme që ta themi sepse kjo është historia jonë, këta jemi ne shqiptarë dhe kjo është pasuria që kemi detyrë tua trashëgojmë fëmijëve tanë si një nga pasuritë më të mëdha të kulturës morale të këtij vendi dhe kombi. Në këtë situatë dhe në këtë konflikt çështja e këtyre njerëzve do të jetë në vëmendje të shumë vendeve. Të gjitha vendet të krahut lindor janë shprehur hapur për këtë gjë. E dhashë këtë informacion për të shmangur çdo spekulim, do vijnë 200 mijë, 300 mijë. Nuk bëhet fjalë për shifra të tilla”, tha Rama./albeu.com

 


Shtuar 25.02.2022 19:24