Një
asteroid gjigant i quajtur 2004 EW95 dhe i pasur me karbon është
shkëputur nga një tjetër sistem planetar dhe ka mbërritur në afërsi të
sistemit tonë
diellor.
Ky
asteroid, zbulimi i fundit i shkencëtarëve, mendohet të jetë
shkëputur mes Marsit dhe Jupiterit deri në kufirin e
sistemit diellor.
Prania e tij u vu re në brezin e Kuiperit, një rip prej gurësh kozmikë që ndodhet në orbitën e Neptunit.
Detajet e këtij
asteroidi pasqyrohen në revistën ”Astrophysical Journal Letters”.
Asteroidi ka një diametër prej 300 kilometrash dhe ndodhet më shumë se katër miliardë kilometra nga Toka.
"Përbërja e tij është shumë e ndryshme nga objektet e tjera që vijnë nga jashtë
sistemit diellor. Kompozimi i tij na ka detyruar që t’i japim një rëndësi të vecantë në krahasim me të tjerët në afërsi të tij", thekson Tom Seccull, një kërkues shkencor. /albeu.com/
Shtuar më 09/05/2018,
ora 19:21