Një rrënojë e dukshme e epokës
romake si dhe dëshmi të mbytjeve të tjera që datojnë që nga kohërat
klasike dhe helenistike, janë gjetur në det pranë ishullit Kasos, sipas një njoftimi nga Ministria greke e Kulturës.
Sipas saj, zbulimi më i rëndësishëm është ai i anijes
romake, që mbante
amfora me vaj të përpunuar në Spanjë si dhe
amfora afrikane të prodhuara në rajonin e Tunizisë së sotme.
Sipas gjetjeve, fundosja e anijes mund të datojë në një periudhë mes shekujve II-III pas
Krishtit.
U identifikuan edhe tri anije të tjera, që transportonin
amfora të
bëra në Egjeun Verior në epokën helenistike (shekulli I para
Krishtit), si dhe një që mbante
amfora të
bëra në Mendinën antike gjatë epokës
klasike (shekulli V para
Krishtit).
Shtuar më 20/01/2021,
ora 16:25