Zbulohet një planet xhuxh në sistemin tonë diellor
Është zbuluar një tjetër planet xhuxh në sistemin tonë diellor, ky planet gjendet përtej orbitës së plutonit dhe besohet që kalon 1,140 vjet derisa ta kompletojë një rrotullim rreth diellit.

I njohur si '2014 UZ224' objekti është kapur nga Kamera e Energjisë së Errët në Kili, që nxjerrë fotografi të qiellit në intervale të rregullta si pjesë e Hulumtimit të Energjisë së Errët - një projekt i vazhdueshëm që ka për qëllim analizimin e dinamikës së zgjerimit të universit.

Planeti i ri xhuxh është shumë më i vogël sesa Plutoni dhe gjendet në një largësi të madhe prej diellit - 13.7 miliardë kilometra, duke u bërë objekti i tretë më i largët nga dielli, pas Erisit, që është më i madh sesa Plutoni dhe objektit të njohur si 'V774104', që është zbuluar në vitin 2015./albeu.com/

Shtuar më 17/10/2016, ora 09:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori