Roma i vendos çmimin Zaniolos

Nicolo Zaniolo është një emër i përfolur në merkato pasi shumë klube janë pas tij.

Një ndër më të interesuarit është klubi i Juventusit. “Zonja e Vjetër” ka hyrë disa herë në bisedime paraprake me klubin kryeqytetas për talentin italian por negociatat nuk janë arritur pasi Roma pretendon shumë.

Kryeqytetasit i kanë vendosur një shifër tepër të lartë, 80 milion euro dhe ata janë të gatshëm të ulen në tavolinë për të biseduar./ h.ll/abcnews.al


Shtuar 1.03.2022 17:00