Zbulohet kalimi sekret në tempullin e Majave
Pëlqej
Një piramidë antike e fisit Maja e cila ka magjepsur eksploruesit që nga zbulimi i saj nga pushtuesit spanjollë në vitet 1500 vazhdon të nxjerrë akoma sekrete.

Ekspertët kanë zbuluar një kalim sekret, që ata mendojnë se të çon në një shpellë nëntokësore të mbushur me ujë, ose kenotë në Tempullin e Kukulkanit në Meksikë.

Ka mjaft histori të fisit Maja që sakrifikonin njerëzit në kenotë pasi edhe në ekspedita të mëparshme janë gjetur mbetje njerëzore në shpellën me ujë.

Ekspertët shpresojnë që nëpërmjet këtij kalimi sekret të gjejnë dhe “gjeografinë e shenjtë” të sitit së bashku me detaje të reja lidhur me besimin e lashtë të Majave. /albeu.com/
Shtuar më 18/11/2017, ora 16:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori