Zbulohet ishulli në Argjentinë, bazë sekrete e alienëve në tokë
Një ishull i çuditshëm është gjetur në Argjentinë, në frmën e snjë sfere e cila duket sikur rrotullohet rreth vetes.

Kjo formë gati perfekte ka hedhur dyshime mos ajo është një bazë sekrete e alienëve në Tokë.

Ishulli u zbulua nga producenti argjentinas Sergio Neuspillerm në përpjekje për gjetjen e një vendi për xhirimin e filmit të tij me bazë dukuritë paranormale. Sipas tij, ishulli ka një formë sferike të përkryer, çka e bën të pamundur ta besosh se është krijuar nga natyra.

“Kemi zbuluar një ishull të çuditshëm pranë lumit Parana, i cili në mënyrë të mistershme lëviz dhe rrotullohet rreth vetes”, tha në një konferencë për shtyp Richard Petroni, një inxhinier që është vënë në krye të kërkimeve për të zbuluar misterin e ishullit të pazakontë.

“Është diçka e vërtetë dhe ne mendojmë se ai është në fakt kamuflazh për një bazë anijesh aliene që fshihet nën sipërfaqen e Tokës./albeu.com/

Shtuar më 01/09/2016, ora 11:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori