Zbulohet i paprekur truri i 4 mijë vjetëve më parë (FOTOLAJM)

Një ekip kërkuesish kanë zbuluar në qytetin turk Kutahya, në jug të Anadollit tru njeriu që i përket plot 4 mijë vjetëve më parë. Siç edhe mund ta shihni nga fotot, truri është në gjendje të mirë.

Për shkencëtarët nga universiteti Haliç, ky është rasti i parë i një balsamimi spontan. Ata thonë se ruajtja është realizuar nga disa rethana të veçanta. Skeleti ishte varrosur në një vend që kishte dru të djegur. "Një tërmet i fuqishëm, shkatërroi banesat që kanë qenë këtu duke varrosur njerëzit nën tokë, para se e gjithë kjo zonë të përfshihej nga flakët.
Me shumë gjasa, është shkaku që është ruajtur kaq mirë",-janë shprehur ata.

Flakët konsumuan gjithë oksigjenin në rrënoja dhe si pasojë bënë që "truri të zihej në lëngun e vetë". Duke mos pasur lagështi e oskigjen, truri, i zierë dhe i djegur, është ruajtur me mijëra vite. /albeu.com/
Shtuar më 08/10/2013, ora 12:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori